E Shtunë, 31 Tetor 2026

15 vjet nga “Otranto” ceremoni përkujtimore dhe protesta në Vlorë

VLORË- Ceremoni përkujtimore dhe protesta në qytetin e Vlorës në 15 vjetorin e tragjedisë së Otrantos, një nga tragjeditë më të mëdha në Shqipëri, kur 81 persona humbën jetën në mes të detit, pas përplasjes së anijes shqiptare “Kateri i Radës” me anijen ushtarake italiane, Sibila.

Drejtues të pushtetit vendore, deputetë e familjarë të viktimave kanë zhvilluar një ceremoni në portin e Vlorës si dhe para universitetit, vendi ku 15 vite më parë u pritën trupat e pajetë dhe ku është menduar të ngrihet një memorial me pjesë të anijes.

Familjarë të viktimave më pas kanë protestuar para konsullatës italiane, duke akuzuar qeverinë e këtij vendi se nuk i ka dhënë zgjidhje procesit gjyqësor. Sipas familjarëve me kthimin monument të anijes në Itali, janë fshehur provat e vrasjes.
(ma.ar/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera 15 vjet nga ‘Otranto’, busulla e “Katerit të Radës”, sot në Vlorë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›