E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarajevë, koncert para 11 541 karrikeve bosh në kujtim të viktimave të luftës

SARAJEVË- Qyteti i Sarajevës do të organizojë më 6 prill, në kuadër të 20-vjetorit të fillimit të luftës në Bosnje-Hercegovinë (1992-95), një koncert para 11 541 karrikeve bosh, numri i qytetarëve të vrarë gjatë luftës nga forcat serbe, njoftuan dje organizatorët.

''Gjithashtu, 11 541 karrike të kuqe do të vendosen në 825 rreshta në bulevardin e marrëshallit Tito, arteria kryesore e qëndrës së qytetit, rreth 800 metra e gjatë'', theksoi regjisori i Haris Pasovic, në një konferencë shtypi.

"Këto karrike do të jenë bosh gjatë koncertit, sepse këta njerëz janë penguar të vijnë nga një plumb'', deklaroi Pasovic.

Banorët e Sarajevës u ftuan të ndërpresin për një orë çdo aktivitet më 6 prill duke nisur nga ora 12:00 GMT dhe të vendoseshin në trotuare përkrah karrikeve për të marrë pjesë në koncert.

"Këta njerëz janë vrarë pa arsye, vetëm sepse jetonin në këtë qytet, civilët dhe ushtarët. Ata na mungojnë. Mes tyre ka pasur dhe 643 fëmijë'', theksoi Pasovic.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›