E Diel, 1 Nëntor 2026

Deklaratat kundër paradës Gay, LGBT tryezë në mbrojtje të të drejtave të njeriut

TIRANË- Organizatat që mbrojnë të drejtat e komunitetit gay në Shqipëri kanë reaguar sërisht ndaj qëndrimeve të ripërsëritura të Partisë Lëvizja e Legalitetit dhe drejtuesve kryesore të saj sa i përket paradës së komunitetit LGBT në Tiranë, e cila do të zhvillohet më 17 maj.

Gjatë tryezës së përbashkët me praninë e shoqërisë civile, Avokatit të Popullit, zyrës për mbrojtjen nga diskriminimi, përfaqësues të tre organizatave që mbrojnë të drejtat e LGBT nё Shqipёri, (Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri”, “Aleanca Kundёr Diskriminimit LGBT”, “Tё Bashkuar Pro Kauzёs LGBT”), janë shprehur se deklaratat e krerëve të legalitetit, përbëjnë një shkelje flagrante të parimeve bazë të demokracisë, të cilat burojnë nga një mëndësi mesjetare.

Në fjalën e tij në takim Avokati i Popullit Igli Totozani ka vlerësuar qëndrimin e mbajtur nga kryeministri Berisha në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të këtij komuniteti ndërsa u shpreh se “ky është moment prove dhe debati pozitiv i cili tregon se vjen ne momentin e duhur”. Sipas Totozanit, Shqipërisë nuk i vlejnë heronjt homofobikë, të cilët sygjerojne demokraci për një pjesë dhe diktaturë për pjesën tjetër te shoqërisë.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›