E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata Administrative, kalohen 8 nenet e para

TIRANË- Mazhoranca dhe opozita kalojnë me konsensus 8 nenet e para të ligjit për Gjykatën Administrative, ndërsa kanë shtyrë diskutimet për nenet e tjera për ditën e hënë. Palët kanë shprehur qëndrime të ndryshme përsa i përket përbërjes së trupit gjykues në Shkallën e Parë.

Socialistët propozuan gjykimin me një gjyqtare për efekt shpejtësie, por edhe përgjegjësie, propozim që nuk u pranua nga Ministria e Drejtësisë. Një tjetër nën që palët shprehen qendrime të ndyshme ishte gjykimi i kontratave të rrugëve. Socialistët kërkuan që të futen si padi adminsitrative, ndërsa demokratët kanë këmbëngulur që cështja të trajtohet si padi civile. Për këto dy nëne Komisioni i Ligjeve ka rënë dakort që palët ti rishikojnë dhe një herë qëndrimet e tyre.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›