150 infermiere në Korçë, peticion për reformën e Ministrisë së Shëndetësisë
Infermieret e Korçës kanë hartuar një peticion kundër urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë që detyron arsimin e lartë për kategorinë që disponon diplomat e dikurshme të arsimit të mesëm. Janë të paktën 150 infermiere që kanë vite që punojnë në spitalin e Korçës të cilat preken nga kjo reformë që i kushtëzon të kryejnë pavarësisht nga vitet e punës dhe mosha, kryerjen
e arsimit të lartë. Sipas kreut të sindikatës së infermierëve, Guri Nasto, kjo kategori është dakord për kualifikimet e mëtejshme por në bazë të kërkesave që kanë 150 infermiere që preken nga ky urdhër arsimi i lartë duhet të kryhet pa pagesë në universitetin shtetëror.
Last Updated on E Marte, 20 Prill 2010 21:35