E Diel, 1 Nëntor 2026

150 vjet fotografi dhe Flamenko në Ditën Kombëtare të Spanjës

Galeria Kombëtare e Arteve çel ekspozitën ‘150 vjet fotografi në Spanjë’, e cila do të qëndrojë hapur për publikun nga data 15 tetor deri më datë 20 nëntor. Ekspozita ‘150 vjet fotografi në Spanjë’ është një studim gati 20-vjeçar i rrëfyer përmes fotove e kuratorit Mondejar, duke filluar që nga realizimi i parë fotografik dagerrotip në vitin 1839 në Barcelonë, për të ardhur deri te fotografia bashkëkohore e këtij vendi e viteve 1990. Ekspozita është jo vetëm një përzgjedhje e imazheve më të bukura e më domethënëse të stampuara në Spanjë përgjatë kësaj periudhe kohore, por edhe një pasqyrë e ngjarjeve më të rëndësishme të historisë së këtij vendi. Kjo ekspozitë hapet në Galerinë Kombëtare të Arteve nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar të Spanjës. Si pjesë e festimeve në Ditën Kombëtare të Spanjës, në Teatrin Kombëtar do të organizohet edhe një mbrëmje kërcimi Flamenko. E ftuara speciale në këtë mbrëmje speciale për publikun shqiptar është kërcimtarja Belen Lopez, shumë e njohur në kërcimin e ritmeve dhe teknikave në Flamenkos, por nuk do të mungojnë edhe tango dhe bolero. Ajo shoqërohet në koncertin e Tiranes nga pjesëtarët e tjerë të kompanisë që drejton. Koncerti “Tiempos” i kërcimtares çel njëkohësisht vjeshtën kulturore që organizohet nga Ambasada Spanjolle.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›