Mbreti Butanit martohet me nje vajze te thjeshte

Anëtarë të familjes mbretërore, diplomat e personalitete u mblodhen në një manastir antik për të marrë pjesë në ceremoninë e martesës së mbretit Jigme Khesar Namgyel ëangchuk. Mbreti eshtë gardian i të drejtave të njeriut në demokracinë relativisht të re të Butanit e për të konsoliduar dhe më simbolikën e rolit të tij ka zgjedhur të martohet me një vajzë të thjeshtë. Me qindra vetë ndoqën nga ekrane të mëdha 31-vjecarin ndërsa shkembente betimet me studenten 21 vjecare Jetsun Pema, vajza e një piloti.
Buritë kumbuan në luginën e Punakha ku nusja mbërriti e ndjekur nga një bandë me instrumentistë e këngëtarë. Në portat e fortesës antike të ftuarit i përshëndeti një elefant ndërsa murgjit budistë kanë ditë që luten në zonat malore për lumturinë e ciftit të ri. Festimet për martesën e mbretit Xhigme Kesar Namgiel Vangquk me Jetsun Pema-vajzën e një piloti, do të zgjasin tri ditë. Mbretëria e Butanit, me një popullatë prej diku 700 mijë njerëzish, është një nga vendet më të izoluara në botë ku ishte ndaluar përdorimi i televizionit dhe internetit deri në vitin 1999. Vangquk u bë mbret i këtij vendi në vitin 2008, ndërsa është i pesti i linjës së mbretërve që kanë udhëhequr Butanin në 100 vitet e fundit.
Delina Bitraku