E Shtunë, 31 Tetor 2026

Migjeni dhe testamenti i tradhtuar Nga Aldo Bumci, Minister i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve

Ne shkrimin e djeshem te botuar ne gazeten 'Shekulli' me titull 'Migjeni, shume i madh per qeveritare te vegjel', autori i tij ka perdorur nje sere te pavertetash dhe arsyetimesh te tjera teresisht jashte letrare - ne te vertet jane ne vazhde te manipulimit tashme klasik qe i eshte bere Migjenit pergjate 50 viteve te regjimit komunist dhe ne vijim - per te arritur ne disa perfundime qellimisht te gabuara.

Ne kete shkrim doza e tepruar e patetikes dhe mllefit, qe ne te vertet fsheh mungesen e ndonje argumenti themelor per ta shkruar kete shkrim, e pengon autorin te kuptoje realitetin e pakontestueshem qe Migjeni eshte poeti me i kremtuar ne letersine shqipe te shekullit te shkuar e ne vijim.

Per kete arsye regjimi komunist e manipuloi kete figure te ndritur te kultures shqipe per t'ia kundervene djallezisht te tjera figurave madhore krejtesisht te percmuara dhe te harruara sic qene Ernest Koliqi, Ate Gjergj Fishta apo Lasgush Poradeci dhe te tjera figura te ndritura. Migjenit iu veshen petka te tipit "komunist", 'shkrimtar i kuq revolucionar", "pararendes i soc-realizmit", etj, duke ia kundervene figurave te tjera 'reaksionare", te cilat regjimi i kuq i luftoi edhe me eger se te gjallet. Por ky nuk eshte Migjeni, ky nuk eshte testament i tij.

Kjo skeme ideologjike dhe me synime te mbrapshta e perdor nga regjimi komunist per te kundervene figurat e medha te kultures shqipe, ka rezultuar fatal per kulturen tone e cila mezi i shpetoi shfarosjes nga murtaja e kuqe. Sot ne ende nuk kemi nje hierarki te domosdoshme dhe te mirepranuar te vlerave letrare shqiptare, por nga ana tjeter te hapesh debate se kush prej Lasgush Poradecit apo Migjenit eshte me i madh apo me i vogel, me i rendesishem apo i parendesishem, eshte kryekeput nje debat, qe ne rastin me te mire eshte naiv dhe shterp dhe ne rastin me te ulet eshte vazhdimesi e njejtes skeme manipuluese dashakeqe qe permenda me lart.

Nese deri sa qe gjalle Lasgush Poradeci, per shqiptaret ishte me shume nje emer nga bota e te vdekurve sesa e te gjalleve, rokada Migjen-Lasgush qe propozon autori i shkrimit eshte thjesht ogurzeze. Dhe ky nuk eshte testament i Migjenit. (I kujtoj autorit te shkrimit ne fjale qe si fitues i Cmimit "Lasgush Poradeci" qe jep Ministria e Kultures, eshte gjithmone ne kohe ta refuzoje, nese mendon qe emri i Lasgush Poradecit nuk e nderon).

Ministria e Kultures eshte krenare qe vitin 2011 e ka shpallur vitin e Migjenit, Gjergj Fishtes dhe Marie Krajes, tre personalitete qe do te mbeten gjate ne kujtesen kombetare dhe me te cilet eshte lidhur pazgjidhshmerisht identiteti yne kulturor dhe kombetar.

Ndersa per te tre personalitetet e kultures jane parashikuar mjaft aktivitete artistike (nderkaq jane kryer ose po kryhen), por ketu po vecoj sidomos aktivitet kushtuar Migjenit te cilat po i rendis me poshte:

1-Ne shkurt te ketij vit, Ministria e Kultures ia akordoi Cmimin Kombetar "Faik Konica" per studimin me te mire te vitit vepren "Migjeni ose parathenie dyzuar" me autor Anastas Kapurani duke nxitur haptas studimin e vepres se Migjenit jashte kornizave soc-realiste.

2-Ne hollin e Bibliotekes Kombetare te Shqiperise nga data 04 - 13 tetor 2011, eshte hapur dhe po vizitohet ekspozita me koleksionin e botimeve te Migjenit, te nxjerra nga fondi qe disponon ky institucion i rendesishem mbi jeten dhe vepren e Migjenit.

3-Ne daten 13 tetor ( kur shenohet edhe 100 vjetori i lindjes se tij) ora 20:00, ne Teatrin Kombetar do te realizohet nen regjine e artistit te mirenjohur Vasjan Lami, koncerti poetik "Poema Migjeniane" nen interpretimin e artisteve te mirenjohur te skenes Yllka Mujo, Fatos Sela, Bujar Asqeriu, Suela Konjari dhe Dritan Borici.

4-Ne daten 13 tetor do te organizohet ne sallen Tefta Tashko Koco, te Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve ne bashkepunim me Shtepine Botuese Eest Print, ceremonia e promovimit te vepres me te fundit studimore mbi Migjenin "Migjeni ne pakohesi", veper e studiuesit Behar Gjoka.

5-Me daten 14 tetor 2011, ne Teatrin Kombetar te Operes dhe Baletit do te vihet ne skene baleti i mirenjohur "Migjeniania".

6-Qendra e Studimeve Albanologjike ne bashkepunim me Departamentin e Gjuhes dhe Letersise te UT-se, organizon konferencen shkencore "100 vjet me Migjenin".

7-Ne kete kontekst, per te perkujtuar dhe nderuar vepren dhe figuren e poetit te shquar Migjenit, MTKRS ka pergatitur dhe realizuar vendosjen e banerit qendror ne Pallatin e Kultures si edhe ka perfunduar shperndarjen e mjaft materialeve proporcionale ( ftesa, programe etj), e ne te njejten kohe nga Televizioni Publik Shqiptar po shfaqet nderkohe spoti i posacem, financuar nga institucioni yne, ne nderim te figurave: Migjenit, Ate Gjergj Fishtes dhe Marie Krajes.

Sigurisht, ndonjeri prej 'Mohsave' sikunder i ka tipizuar shkelqyeshem shkrimtari yne i madh Ismail Kadare, do te enderronte qe Migjeni te harrohej nga shteti, nga njerezit, nga dashuruesit e letersise, qe pastaj ata duke ua permendur emrin me sokellitje, te mund te shelbojne dicka prej kujteses se tyre te renduar.

Duke njohur dhe vleresuar mjaft faktin qe Migjeni eshte shkrimtari me i njohur dhe i cmuar ne shtatedhjete vitet e fundit, une gjej rastin per te shprehur edhe detyrimin qe na lind te gjitheve - mua ne radhe te pare - ndaj eterve te letersise dhe kultures shqipe qe u mohua krejtesisht ne kohen e komunizmit, vepra e te cileve meriton te njihet, te perhapet dhe te kete vendin e vet ne memorien e gjithsecilit, ne memorien e kombit.

* Nga Autori: Pergjigje shkrimit 'Migjeni, shume i madh per qeveritare te vegjel' botuar ne gazeten 'Shekulli' date 12 tetor 2011

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›