Filmi i animuar, “Liria e Madhe”, çmim në Patra
Filmi i animuar shqiptar “Liria e Madhe” është shpallur fitues në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit dhe Kulturës, “13 Panorama Ndërkombëtare”, që u zhvillua në Patra të Greqisë. Në këtë festival morën pjesë 161 filma nga 36 vende të botës. Çmimin për filmin më të mirë të shkurtër e mori “Leap in Time /Kërcim në kohë”, i regjisorit Andreas Reisenbauer. Çmimi për animacionin më të mirë iu dha regjisorit shqiptar Artan Maku për filmin “The freedom / Liria e madhe”.Çmimin për dokumentarin më të mirë e mori “The Infinite Jest / Shakaja në infinit”, nga spanjolli David Munoz. Çmimin për videon më të mirë “The Art-Qaeda Project “ nga Wei-Ming Ho, Tajvan. Dhe çmimin për Dance Vidion më të mirë, “Dream on me”, nga John Busch.