E Shtunë, 31 Tetor 2026

150 vjet fotografi ne Spanje ne GKA

Nëpërmjet fotografive copëza të Spanjës gjatë shekullit të 19 dhe 20 vijnë në Galerinë Kombëtare të Arteve, për publikun kryeqytetas. Ekspozita "150 vjet fotografi në Spanjë", vjen si një studim i kuratorit Pablo Mondejar. Kuratori Mondejar ka arritur të përmbledhë 150 vjet histori të fotografisë spanjolle duke filluar që nga realizimi i parë fotografik dagerrotip në 1839 në Barcelonë për të ardhur deri tek fotografia bashkëkohore e këtij vendi e viteve 1990-të. Imazhet më të bukura historike dhe kulturore, vijnë edhe për publikun shqiptar, e realizuar dhe në sajë të ndihmës së ofruar nga ambasada spanjolle.

"Ajo që kemi dashur është të përqasim realitetet e dy vendeve tona. Realitete të cilat duhet të vazhdojnë të thellohen, në të gjitha fushat. Ky është viti i 5 i edicionit të titulluar 'Vjeshta spanjolle", që mbahen në galerinë kombëtare të arteve këtu në Tiranë. Nëpërmjet kësaj ekspozite kemi dashur të sjellim zhvillimin modern që ka pasur Spanja gjatë 150 vjetëve", thotë ambasadori spanjoll, Rafael Tormo Perez.

Ekspozita përmban 119 fotografi dhe është e ndarë në tre pjesë didaktike kronologjike, duke filluar nga fotografitë e para, më pas tek ato popullore dhe në fund fotografia moderne. Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga 15 tetori deri në datën 20.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›