E Shtunë, 31 Tetor 2026

Idrizi Reforma zgjedhore brenda dhjetorit

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi deklaroi se brenda dhjetorit forcat politike duhet të përmbyllin të gjitha procedurat për reformën zgjedhore, por edhe për plotësimin e vendeve bosh në sistemin gjyqësor. Ai tha gjithashtu se duhet kapërcyer ngërci politik për përmbushjen e rekomandimeve të Bashkimit Evropian.

"progresraporti është një diagnozë mjekësore e sëmundjeve tona të brendshme politike. Është e pafalshme pra që klasa jonë politike nuk po e arrin objektivin e integrimit për shkak të mungesës së një detante politike pozitë opozitë dhe mungesës së dialogut dhe për shkak të bojkotit. ne i bëjmë thirrje forcave politike kryesore, që deri në dhjetor, në emër të kombit, në emër të interesave të mëdha të tij, të ulemi e të miratojmë një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, të plotësojnë institucionet e larta të gjyqsorit me antarë dhe të nisin seriozisht të mendojnë për tu përballur me rekomandimet e tjera të progresraportit", tha Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU.

Erjon Ajazi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›