E Shtunë, 31 Tetor 2026

1.500 refugjatë sirianë kalojnë kufirin turk

Më shumë se 1 mijë e 500 refugjatë kanë kaluar ë Turqi në 24 orët e kaluara, ndërsa armata siriane ia ka mësyrë kufirit në kuadër të fushatës së saj për të shtypur protestat anti-qeveritare.

Agjensia turke e lajmeve Anatolia citoi qeverinë provinciale në Hatay të ketë thënë se numri i përgjithshëm i regjistruar në kampet e përkohshme ka shkuar në më shumë se 11 mijë e 700, krahasuar me 10 mijë e 200 sa ishin një ditë më parë.

Shumica e refugjatëve të fundit, vijnë nga kampet e ngritura afër kurfirit me Turqinë, të cilët u larguan nga vendi, me të ardhur ushtria siriane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›