E Shtunë, 31 Tetor 2026

Firmat turke tërhiqen nga Greqia për shkak të krizës

Firma të njohura turke po tërhiqen nga tregu grek për shkak të krizës ekonomike. Biznesmenët turq thonë, se kriza ka kapur përmasa të mëdha dhe se për rimëkëmbjen e Greqisë do të duhen të paktën 10 vjet.
Përfaqësuesi i njërës prej firmave e krahason krizën në Greqi më atë, të cilën përjetoi Turqia para një dekade.
Ka një ndryshim të madh në mentalitet. Tek grekët nuk shohim përpjekje për të tejkaluar krizën, si tek ne. Grekët ëndërrojnë për të kaluarën, thotë ai.
Para disa vitesh firma të njohura turke hynë masivisht në Greqi, që në këtë mënyrë të hynin dhe në tregjet evropiane. Tani ata po tërhiqen të zhgënjyer dhe po drejtohen drejt tregjeve të Rusisë dhe Lindjes së Mesme, të cilët sipas tyre, janë shumë më me prespektivë.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›