E Shtunë, 31 Tetor 2026

151 pallatet e legalizuara në Tiranë



ALUZINI legalizon 6200 apartamente

Vlera e tyre, 2 miliardë euro

Agjencia e Legalizimeve shpërndau dje lejet e legalizimeve për 151 pallate në Tiranë, që zënë në total 6 200 apartamente. Sipërfaqja e legalizuar dje është 662 mijë metra katrorë dhe vlera e këtyre apartamenteve llogaritet në 2 miliard euro me një përllogaritje prej 300 euro metri katror. ALUZINI ka ftuar qytetarët që jetojnë në këto apartamente, të paraqiten dhe të tërheqin tapitë. Pallatet në fjalë janë ndërtuar edhe në zonat më të mira të kryeqytetit, por nuk kanë pasur asnjëherë hipotekim, vetëm leje ndërtimi nga ana e bashkisë. Pozicioni i tyre juridik bënte që banorët që jetonin në to, nuk mund t’i shishin dot për shkak se nuk kishin certifikatë pronësie. Apartamentet në këto pallate nuk mund të konsideroheshin as si kolaterale në marrëdhëniet me bankat. Qytetarët që jetojnë në shtesa pallatesh pa leje, nuk do të kenë asnjë detyrim financiar për të paguar për legalizimin e apartamentit të tyre. Banorët që kanë blerë këto apartamente, do të paguajnë vetëm taksa simbolike, si ajo e ndikimit në infrastrukturë, ndërsa për detyrimin e legalizimit dhe hipotekimit të tyre, shoqëria e ndërtimit do të paguajë të gjithë shumën që kërkon ligji. Sipas ligjit, qytetarët që banojnë në këto shtesa pallatesh, janë të mbrojtur, ndërsa ndërtuesit e pallateve pa leje apo shtesave, do të penalizohen në rast se nuk paguajnë detyrimin. E vetmja përgjegjësi e qytetarit është që të shkojë në zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për ta regjistruar atë. Detyrimi që ndërtuesit kanë për të paguar ndaj shtetit për shtesat pa leje është përcaktuar me formulën e përcaktuar nga Shoqata e Ndërtuesve me Drejtorinë e Tatimeve, për zona të ndryshme të Tiranës dhe për zona të ndryshme të Shqipërisë. Përcaktohet 4 për qind për banesat, 10 për qind për banesat sociale, nëse ka ndryshim destinacioni, 20 për qind.

Kush legalizohet sot në Elbasan

Agjencia e Legalizimeve do të ndajë sot tapitë e para në qytetin e Elbasanit. Gazeta publikon emrat e fituesve të tapisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›