E Diel, 1 Nëntor 2026

155 lavazhe ne Tirane do kontrollohen nese shperdorojne ujin e pijshem

155 lavazhe në qytetin e Tiranës do të kontrollohen nëse shpërdorojnë ose jo ujin e pijshëm.

Me mbështetjen e policisë bashkiake, shoqëria e ujësjellës kanalizimeve të Tiranës ka ndërmarrë një aksion për të konstatuar rastet e shpërdorimit të ujit, si edhe për të ndërprerë lidhjet e paligjshme të krijuara nga këto objekte.

Bashkëpunimi me policinë bashkiake do të vijojë në të gjitha aksionet e ujësjellësit të tiranes për të shmangur rastet e shpërdorimit të ujit te pijshëm dhe për të ndeshkuar çdo subjekt që abuzon me këtë produkt aq jetësor për të gjithë.

Aksioni ka nisur në zonën e Porcelanit ku do të procedohet me ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të krijuara nga këto objekte, por edhe me verifikimin nëse objektet janë të ndërtuara konform ligjit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›