E Diel, 1 Nëntor 2026

Greva ne Bari vonon 3 tragete ne Durres 500 pasagjere ne pritje

 Me gjashtë orë vonesë kanë mbërritur tragetet e linjës Bari- Durrës duke shkaktuar probleme tek pasagjerët e shumtë shqiptarë që kthehen në vendin tonë nëpërmjet pikës kufitare të portit të Durrësit.

Shkak për vonesën e mbërritjes së tre trageteve Adriatika, Rigel dhe Riviera, sipas policisë kufitare të Durrësit është bërë një grevë disaorëshe në portin e Barit.

Sipas të njëjtave burime, tragetet duhet të ishin ankoruar në orën 07.00 të mëngjesit të ditës së sotme në portin e Durrësit, por pezullimi i punës nga ana e punonjësve të portit të Barit, ka bërë që tragetet të mbërrijnë me gjashtë orë vonesë.

Me tre tragetet e linjës Bari-Durrës kanë mbërritur rreth 500 udhëtarë si dhe mbi 100 automjete, ndërsa nga ana e policisë kufitare të Durrësit, ashtu sikurse edhe kapiteneria janë marra masa për përpunimin sa më të shpejtë të udhëtarëve me qëllim mbarimin e procedurave në kohë rekord.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›