E Diel, 1 Nëntor 2026

Violinisti elbasanas mes më të mirëve nga 22 vendet e botës

ELBASAN- Artistët shqiptarë që shkëlqejnë në skenat botërore janë të shumtë dhe mes tyre është edhe violinisti elbasanas Ermir Abeshi .

Ai me talentin e tij i ka dhënë emër Shqipërisë në konkursin e fundit ndërkombëtar të organizuar në Itali pak ditë më parë .Ky konkurs i përvitshëm zhvillohet në nderim të kompozitorit të madh Rodolfo Lipizer dhe organizohet në shkallë ndërkombëatre nga ana e Fondacionit me të njënjtin emër gjatë vjeshtës në qytetin Gorizzia të Italisë .Mes 49 konkurentëve nga 22 vende të ndryshme të globit , violinisti shqiptar nga rrethi i Elbasanit , Ermir Abeshi arriti të bëhej pjesmarrës i tij , pasi ishte kualifikuar me sukses në tri fazat përzgjedhëse për në finalen e madhe.

Gjatë saj ai ka arritur suksesin e rradhës pasi mundi të nderohej me cmimin e dytë të këtij konkursi ndërkombëtar edhe pse merrte pjesë për herë të parë në një garë mjaft të fortë mes dhjetëra talenteve të kësaj fushe. Por ky cmim i rëndësishëm për jetën e këtij artisti ka ardhur për të pas sukseseve të tjera të shumta në skenat prestigjoze të europës por jo vetëm.

Ai në këtë aktivitet ka mbetur me shumë pak pikë larg fitueses së cmimit të parë nga ana e gjermanes Tarara Stefan .Ndërkaq me kolegen e saj pianisten Valentina Messa para pak kohe zhvilluan në kryeqytetin shqiptar një koncert në Teatrin e Opersa dhe Baletit , nga më të suksesshmit e këtij lloji në vendin tonë gjatë viteve të fundit .Kohë më parë më të njënjtin cmim në këtë lloj konkursi ndërkombëtar është nderuar violinisti i famshëm shqiptar Tedi Papavrami .
(Fatmir Popja/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›