E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, pranga shqiptarit, përdhunoi për 2 vjet vajzën e tij 13 vjec

KSANTHI-Vetëm kur u bë 13 vjec, vajza gjeti kurajon të flasë për ferrin që kalonte cdo ditë, në dy vitet e fundit nga babai i saj. Një 13 vjecare nga Shqipëria denoncoi babanë e saj, 36 vjec, për përdhunim, duke folur në polici për makthin që përjetonte prej tij.

Vajza i tha policisë, se babai i saj e kishte përdhunuar sistematikisht në dy vjet, duke plotësuar orekset e tij të sëmura dhe duke e kërcënuar me hakmarrje atë dhe nënën, nëse nuk mbanin sekret gjithcka që ndodhte.

Ngjarja ka ndodhur në Ksanthi, ku policia vuri menjëherë në pranga 36 vjecarin, i cili gjatë marrjes në pyetje mohoi të ketë abuzuar me vajzën e tij. Hetuesi mejko-ligjor tha se për arsye anatomike, nuk është e mundur për të konfirmuar akuzat e të miturës, e cila po mbahet nën kujdesin e psikologëve.
Për momentin, nëna, e cila pranoi se kishte dijeni mbi ngjarjen dhe nuk kishte folur, nuk është arrestuar.
(Anila Jole/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›