E Diel, 1 Nëntor 2026

16 mijë të prekur në javë nga virozat stinore

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, brenda një jave regjistrohen 16 mijë persona që kërkojnë ndihmë në urgjenca.

Pjesa më e madhe e këtyre pacientëve (rreth13 300), vuajnë nga infeksione respiratore të sipërme dhe të poshtme. Këto raste sipas ISKSH-së, konsiderohen si të zakonshme për sezonin stinor.  Mjekët thonë se duhet të tregohet kujdes nga virozat stinore, sidomos tek fëmijët dhe të moshuarit.

Sipas mjekëve, stina e pranverës është e paqëndrueshme nga temperaturat dhe fëmijët janë të predispozuar për t’u ftohur e për të marrë infeksione më të shpeshta.

Sa u takon ambienteve të brendshme, ato duhet të ajrosen e të mbahen në temperatura jo me shumë diferencë me ambientin jashtë. Në të gjitha rastet e simptomave gripale, sipas mjekëve, duhet shkuar tek mjeku pediatër për të marrë ndihmë mjekësore. /Start/

                                                                                             2012-03-19 16:19
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›