E Diel, 1 Nëntor 2026

16 muaj nga zbulimi i varrit masiv ende seshte gjetur emri per skeletet

 Hetimet për identifikimin e varrin masiv të të pushkatuarve të diktaturës komuniste të zbuluar shkurtin e vitit të kaluar në Dajt, kanë ngecur në krahasimet gjenetike me familjarët e zhdukurve regjimit. Janë 13 skelete pa emër, që i përkasin 300 të zhdukurve gjatë regjimit komunist.

Gjashtëmbëdhjetë muaj nga zbulimi i varrit masiv me viktima të pushkatimeve të regjimit komunist, ende nuk është gjetur emri për asnjë nga skeletet e 13 personave të gjetura.

Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar studimin antropologjik, por numri i madh prej 300 personave të zhdukur, ekzekutuar dhe groposur në vende të panjohura për autoritet e bën akoma më të vështirë identifikimin e tyre.

Instituti i Mjekësisë Ligjore kërkoi edhe ndihmën e ekspertëve të huaj për identifikimin e personave të vrarë, skeletet e të cilëve u gjetën në fillim të shkurtit të vitit të kaluar në afërsi të një ish kazermës ushtarake në Dajt.

Varri masiv u gjet nga djali i një prej të akuzuarve dhe pushkatuar në vitin 1976 nga regjimi komunist si pjesëtar i grupit puçist të Naftës, por që fatkeqësisht edhe në këtë ndërmarrje të tij nuk mundi të gjente vendin ku prehen eshtrat e të atit.

Zëvendësdrejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore shton se secilës prej eshtrave po u bëhet profili gjenetik për ta krahasuar me familjarë të viktimave të komunizmit.

Pak javë më parë, Instituti i Mjekësisë Ligjore identifikoi dy viktimat e “Revoltës së Qafë Barit” të ndodhur në 20 maj të vitit 1984.

Tom Ndoja dhe Sokol Sokoli, u gjetën në varrezat e fshatit Kuç, në afërsi të lumit Kir në Shkodër, ku ishin groposur pas ekzekutimit nga regjimi komunist.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›