E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO: Shqipëria duhet të modernizojë forcat e armatosura

BRUKSEL- Shqipëria duhet të sigurojë NATO-n se do të modernizojë forcat e armatosura.Deklarata është bërë nga Stefanie Babst, zv. Asistente e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Divizionin e Diplomacisë Publike, për radion Dojçe Velle. E pyetur se sa e ka përligjir Shqipëria pranimin që prej dy vjetësh si anëtare me të drejta të plota në NATO, Babst tha se: “Për kohezionin e Aleancës Atlantike është e rëndësishme që të gjithë anëtarët e saj të kontribuojnë”.

“Shqipëria po jep kontribut të rëndësishëm në operacionet e NATO-s në Afganistan, po mbështet në mënyrë aktive operacione të tjera në Mesdhe, Shqipëria është në këtë kuptim po kaq e rëndësishmë sa të gjitha vendet e tjera anëtare të NATO-s”, u shpreh zv.asistentja e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Sipas saj, “Aleanca Atlantike dëshiron të jetë e sigurtë që kapacitetet e saj luftarake dhe trupat angazhohen në operacionet e saj shumë të rëndësishme. Dhe kontributi i Shqipërisë është vlerësuar lart nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rasmussen”. Ndërkohë, shprehet ajo, NATO inkurajon Shqipërinë dhe vendet e tjera të zhvillojnë më tej kapacitetet e tyre të mbrojtjes.

Ky nuk është vetëm një problem i Shqipërisë, por edhe i vendeve të tjera anëtare, që vitet e fundit kanë ndërrmarë reforma në Forcat e Armatosura lidhur me modernizimin e tyre, reduktimin e numrit të ushtarëve etj. Por, tha Babst, në fund të fundit të gjitha vendet aletate duhet të kontribuojnë në operacionet e NATO-të tilla si ai në Libi. “Pra Shqipëria dhe vendet e tjera duhet ta sigurojnë NATO-n që në planet e tyre kombëtare të mbrojtjes të lënë hapësira për burime financiare që lejojnë investime”, u shpreh zyrtarja e NATO-s.
(m.a/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›