Kolegji Zgjedhor rrezon vendimin e Komisionit Zgjedhor

Ne Shqiperi Kolegji zgjedhor vendosi mbreme ne mesnate pas gati 11 ore konsultimesh qe te rrezoje vendimin e Komisionit zgjedhor i cili shpallte si fitues te gares per Bashkine e Tiranes kandidatin demokrat Lulzim Basha dhe te urdheroje KQZ-ne te hape rivleresoje dhe te numeroje te gjitha fletet e votimit te hedhura ne kutite e gabuara ne 365 qendrat e votimit te kryeqytetit. Per 117 te tjera kish nderhyre me pare KQZ-ja pas ankeses se partise demokratike dhe nga rinumerimi i fleteve te votimit te gjetura ne kutite e gabuara zoti Basha kaloi ne avantazh me 81 vota. Me vendimin e mbremshem te Kolegjit praktikisht gara per kryeqytetin mbetet serish e hapur.