E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euronews Ekonomia turke eshte ne gjendje te shendetshme

Nuk ka asnjë dyshim që ekonomia turke gëzon gjendje të shëndetshme, deri në atë pikë sa zhvillimi i saj mund të surprizojë edhe vetë qeverinë.

Një shembull i tillë qëndron në rritjen e vazhdueshme të Prodhimit të Brendshëm Bruto, tregues i cili në tremujorin e katërt të vitit 2010 shënoi rritje me 9.2 për qind. Të tilla konfirmime theksohen në një nga artikujt e rrjetit prezitgjoz mediatik, Euronews.

Sipas kësaj agjencie, rritja vjetore ekonomike e Turqisë, për vitin e shkuar ishte 8.9 për qind.

Një panoramë krejt ndryshe, nga viti 2009, kur kriza botërore kishte tkurrur rritjen ekonomike, deri në nivelin 4.8 për qind.

Ndërkaq, për vitin 2011 parashikimet janë për një rritje prej 6.5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, që e bën të hyjë vendin në grupin e atyre vendeve me një rritje superiore.

Për kreun e ekonomisë, të Xhipi Morgan, për investitorët e huaj, politika e partisë që është në pushtete, AKP, është një sukses i vërtetë.

Arsyet e këtij suksesi ka mundësi të qëndrojnë në politikat fiskale dhe në politikat relative që ndiqen në tregjet e valutore të këmbimit.

Megjithatë, edhe në këtë pikë risqet nuk mungojnë për ekonominë turke, si rritja ofertës së parasë me një hapje të pabesueshme ndaj llogarive korrente.

Por, në çdo rast, perspektivat janë në terma mesatarë, më tepër se pozitive, për ekonominë turke.

Duke filluar nga sektori turistik.

Sipas informacioneve agjencisë “Euronews”, për hotelet turke viti 2010 ishte një vit i rëndësishëm, ku 203 milionë persona qëndruan brenda vendit gjatë gjithë vitit kundrejt 82 milionë që erdhën në vitin 2009.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›