Zgjedhjet, sot debati në Parlamentin Europian
TIRANE- Situata politike në Shqipëri pritet të diskutohet sot në Komitetin e Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe PE-së në Bruksel.
Delegacioni i deputetëve shqiptarë, i përbërë nga 7 deputetë të PD-së dhe 7 të PS-së, është nisur që dje. Me këtë rast opozita ka thyer edhe bojkotin e saj, duke marrë pjesë në këtë aktivitet parlamentar. Në rend të ditës së këtij komiteti do të jetë diskutimi mbi Progres-raportin që do të miratohet në 12 tetor dhe përmbushja e 12 kërkesave që Komisioni Europian i ka parashtruar Shqipërisë si detyra për integrimin. 14 deputetët shqiptarë do të qëndrojnë për dy ditë në Parlamentin Evropian, për të diskutuar në lidhje me objeksionet e palëve.
Takimi i sotëm në Parlamentin Europian është i treti gjatë kësaj legjislature në Parlamentin e vendeve anëtare të BE-së. Por ajo që i jep më shumë rëndësi këtij takimi thuajse rutinë që zhvillohet çdo gjashtë muaj mes palëve, është edhe situata e krijuar në Shqipëri pas zgjedhjeve vendore të 8 majit.
Dy takimet e mëparshme dështuan të sintetizonin një deklaratë të përbashkët për Shqipërinë.
Një ditë para nisjes për në Bruksel, deputetja dhe njëherësh Sekretarja ndërkombëtare e PS-së, Arta Dade u shpreh se, ajo që ndodhi pas zgjedhjeve të 8 Majit në KQZ do të jetë pjesë thelbësore e axhendës së shtatë deputetëve socialistë në Bruksel.
(s.g/balkanweb)