Piktori Fatmir Velaj merr çmimin “European Citizen”
TIRANË- Artistit shqiptar Fatmir Velaj iu dorëzua pasditen e djeshme, nga Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Miguel Angel Martinez, çmimi “European Citizen”.
Piktori Velaj, i cili prej mëse dhjetë vitesh promovon artin shqiptar në Evropë, u bë kështu shqiptari i parë që zyrtarisht do të quhet “Qytetar Evropian”. Ceremonia e dorëzimit të çmimit, në të cilën ishte e pranishme Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, u zhvillua në Hotel Tirana International, ku u promovua edhe ekspozita me piktura dhe fotografi, “Fate Velaj-100 hapa nëpër Evropë”.
Ky çmim i'u dha z. Velaj nga Presidenti i Parlamentit Evropian, Jerzy Buzek me motivacion: “për merita të veçanta në forcimin e bashkëpunimit dhe integrimin e mëtejshëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian si dhe ndihmesën e dhënë në nxitjen e mirëkuptimit mes qytetarëve të shteteve anëtare…”
Fate Velaj është piktor, fotograf, esseist, kurator, menaxher arti si dhe krijues i iniciativave dhe strategjive politiko-kulturore europiane. Velaj është ideator dhe realizues i aktiviteteve të ndryshme me pjesëmarrjen e personaliteteve të larta nga politika europiane.
“European citizen prize” jepet nga presidenti i parlament europian një herë në dy vjet për personalitete dhe organizata brenda vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
(m.a/ata/BalkanWeb)