E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritja e çmimëve në fundvit, masa ndëshkuese për tregtarët abuzues

Tiranë- Të gjithë tregtarët që rrisin çmimet në mënyrë abuzive, në prag të festave të fundvitit, do të ndëshkohen. Kështu ka deklaruar sot Bashkia e Tiranës e cila ka theksuar se do merren masa parandaluesë për këtë fenomen.

Në një takim me biznesin kryeqytetas, kryebashkiaku Lulzim Basha, u kërkoi atyre që të mos abuzojnë me rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore. Po ashtu, Basha bëri me dije se Agjensia e Mbrojtjes së Konsumatorit do të veprojë si Task Forcë për tre javë rrjesht dhe do të ndëshkojë të gjitha abuzuesit me çmimet.

Kjo masë e bashkisë së kryeqytetit vjen si masa parandaluese për të mos përsëritur zakonin e viteve të shkuara, kur çmimet e produkteve ushqimore rriten shumë gjatë festave të dhjetorit.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Lufta kundër korrupsionit, Wollfarth: Masa të forta ndëshkuese
  2. Marrëveshja AMK – AKU, konsumatorët më të mbrojtur
  3. Denoncim: Tregtarët ambulantë pronarë të trotuarëve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›