E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brok: Kosova, kusht i Gjermanisë për Serbinë

Bashkimi Evropian nuk dëshiron të përsëritet një Qipro e re e ndarë më kufij të paqartë.

Këtë deklaratë e ka bërë eurodeputeti gjerman i Unionit Social-Demokrat, Elmar Brok për gazetën beogradase “Politika”  ndërsa ka theksuar se bashkimi Evropian i ka vënë kritere të rrepta Serbisë pasi nuk don të përballet me një konflikt të ri, si ai i Qipros, i ndarë mes Greqisë dhe Turqisë.

“Serbia duhet të zgjidhë problemet me Kosovën, përkatësisht mosndarjen e kufijve të saj dhe të bashkëpunimin rajonal. Kriteret janë të rrepta, sepse BE nuk dëshiron t’i përsëritet edhe një Qipro e re. Marrëdhëniet me Kosovën do të mbeten kushti gjerman për anëtarësimin e Serbisë. Serbia duhet të përcaktojë kufijtë me Kosovën”, është shprehur eurodeputeti gjerman Elmar Brok.

Ai nënvizoi sakaq se çështja e Kosovës do të jetë kusht për të cilin gjermania nuk heq dorë.

Brok solli në vëmendje këtu faktin kur më parë ekzistonin dy Gjermanitë, përvojë e cila sipas tij mund të zbatohet edhe në rastin e Serbisë me Kosovën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›