E Diel, 1 Nëntor 2026

Shumë shpejt dija do mund të shkarkohet në trurin tuaj

Share

Të mësosh një art marcial, si të ngasësh një aeroplan apo si të flasësh një gjuhë të huaj pa qenë as zgjuar, shumë shpejt do bëhet realitet- thonë kërkuesit.

Shkencëtarët e universitetit  të Bostonit dhe ata të Laboratorit të Neuroshkencës në Kijoto të Japonisë, besojnë se në një të ardhme të afërt të mësosh dije të reja do jetë e mundur vetëm duke qëndruar para kompjuterit në pritje që kjo të shkarkohet në trurin tuaj.

Ata kanë studiuar se si një makinë rezonance manjetike mund të injektojë dije tek dikush përmes dërgimit të sinjaleve në tru.

Procesi quhet DecNef (Decoded Neurofeedback). Shkencëtarët thonë se rezultatet e testimit kanë qenë shumë të mira. Vullnetarët janë ekspozuar ndaj testeve dhe kanë përmirësuar ndjeshëm dijet. Nuk është nevoja të jesh zgjuar e as të marrësh mjekime.

Kështu, nuk do jetë e largët dita kur njësoj si në trilogjinë Matrix, dijen do e marrim direkt nga kompjuteri, duke e shkarkuar në tru.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›