E Shtunë, 31 Tetor 2026

16 vjet burg tutorit te "Shakires"

TIRANE - Gjykata e Krimeve te Renda mbyll epoken e trafikantit qe premtonte "karriere te shkelqyer", por ne fakt ofronte trotuaret dhe semaforet e Italise. Viktime e Jani Tafes, fierakut qe dje mori denimin me 16 vjet heqje lirie, ishte dhe "Shakira", e cila vendosi te denoncoje te dashurin e saj pas shtate muajsh qendrimi ne rruget e Italise. Seanca e djeshme rezervoi edhe surprizen e hidhur per 30-vjecarin Tafa. Fillimisht u duk se Tafa mund ta hidhte lehte, pasi mbrojtja teper e pergatitur parashtroi para gjykates nje material te plote, duke shpjeguar ne menyre te detajuar te gjithe momentet e ceshtjet, qe nis nga njohja e te pandehurit Jani Tafa me Eneida. L (Shakiren), ne qytetin e Durresit rreth tre vite te shkuara dhe deri ne denoncimin qe vajza ka bere ndaj te dashurit te saj. Per afro dy ore, pala mbrojtese referoi para trupit gjykues te kryesuar nga gjyqtarja Liljana Baku, te gjitha arsyet perse Jani Tafa nuk duhet te denohet. Vete i pandehuri gjate gjithe seancave gjyqesore, ku nuk munguan as emrat "VIP" te muzikes, ka mbrojtur idene se "Shakira" e ka denoncuar nga xhelozia dhe se ai nuk ka pasur asnjehere qellim te trafikoje kengetaren nga Durresi, e cila kerkonte karrieren ne Itali e Zvicer. Pasi degjoi pretendimet e mbrojtjes dhe vleresoi gjithe materialet ne teresi, gjykata vendosi te lere ne fuqi te njejten mase denimi te kerkuar dhe nga perfaqesuesit e organit te akuzes. Duke e shpallur fajtor Jani Tafen, gjykata vendosi ta denoje me 16 vjet heqje lirie dhe 6 milione lek gjobe per akuzen "trafik te femrave per qellime prostitucioni". R.Saraci

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›