E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perdhunon e kercenon 13-vjecaren

Romir Saraci
FIER - "Me priti teksa kthehesha nga shkolla, me rrahu dhe me pas me perdhunoi, duke me kercenuar qe, nese do t'i tregoja njeriu, do te me vriste mua dhe juve". Keshtu nisi rrefimi trondites i 13-vjecares M. C para prinderve te saj, qe vune re nje ndryshim te dukshem ne sjelljen e se bijes. Ata insistuan duke e pyetur, derisa ajo tregoi se ndaj saj dikush kishte kryer nje akt te dhunshem seksual. Pak ore me vone u vu ne pranga 40-vjecari Vasil Kane, baba i tre femijeve, i akuzuar nga i ati i 13-vjecares si perdhunuesi i saj.
Ngjarja
Vasil Kane, banor i fshatit Sektor Seman ne Fier, u denoncua pasditen e djeshme ne komisariatin e qytetit nga vete i ati, inicialet e te cilit jane R. C. Vajza e tij e mitur dyshohet se eshte bere viktime e nje akti te dhunshem seksual. Prinderit e 13-vjecares, nxenese e klases se tete, konstatuan tek ajo nje gjendje te tronditjes emocionale, menjehere pasi ajo u kthye nga shkolla, dy dite me pare. Babai i se mitures kreu kallezimin penal rreth ores 16.00 te pasdites se djeshme, pasi kishte konstatuar tek vajza e tij nje gjendje shoku sapo ishte kthyer nga shkolla. Forcat blu te Komisariatit te Fierit nuk vonuan te ekzekutojne arrestimin e 40-vjecarit te denoncuar si perdhunues, pak pas marrjes se denoncimit. "Cdo fjale e thene nga i ati i vajzes, eshte vetem per te me futur ne kurth", mesohet se u shpreh dje ne komisariat Vasil Kane, i akuzuar per perdhunim. Sipas tij, as qe nuk behet fjale qe ai te kete perdhunuar vajzen e bashkefshatarit te tij me iniciale R. K., ne kohen qe ajo po kthehej nga shkolla. Sipas policise, ngjarja ne fjale dyshohet te kete ndodhur pasditen e se merkure, kur e mitura kthehej nga mesimi. Fillimisht ajo shkoi e trembur ne shtepi dhe nuk i tregoi asgje prinderve te saj per cfare kishte ndodhur, por pas kembenguljes se prinderve, ajo rrefeu mes lotesh gjithe historine. Menjehere babai i vogelushes rendi ne polici, ku kreu kallezimin penal per Vasil Kanen, sapo degjoi historine tronditese qe doli nga goja e se bijes. Sipas te atit te 13-vjecares, e bija pohoi se agresori i kishte zene prite ne rruge, sapo ajo kishte dale nga shkolla. Pasi kishte ushtruar dhune fizike mbi te, e perdhunoi dhe e la serish te lire, duke e kercenuar qe te mos i tregonte njeriu, sepse ne te kundert do te vriste ate dhe familjen e saj. Po te njejten histori, 13-vjecarja e pohoi edhe para bluve ne Komisariatin e Fierit, gjate momentit te denoncimit me te atin. Forcat policore u nisen menjehere per ne fshatin Sektor Seman te komunes Topoje, per te mundesuar prangosjen e autorit. Gjate momentit te ndalimit, Vasil Kane ndodhej ne njeren prej rrugicave te fshatit, duke shkuar ne shtepi. Gjate marrjes ne pyetje ne ambientet e komisariatit, 40-vjecari deklaroi se asgje nuk eshte e vertete nga te gjitha akuzat qe jane hedhur ndaj tij. Edhe pse ai pohoi se ky eshte nje kurth i ngritur nga i ati i se mitures, policia e Fierit po punon per zbardhjen e ngjarjes, e cila do te zbulohet pas ekspertimit mjeko-ligjor te se mitures.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›