E Shtunë, 31 Tetor 2026

U grind me prinderit, pi fotoksine

CERRIK - Nje 24-vjecar nga qyteti i Cerrikut u vetehelmua dje, ne shenje hakmarrjeje ndaj prinderve te tij. Fatjon Thaci, 24 vjec, qe ndodhet ne gjendje te rende per jeten ne spitalin e Elbasanit, mesohet te kete konsumuar fotoksine, pas nje grindjeje qe pati me prinderit e tij, mengjesin e djeshem. Blute e qytetit thane se rreth ores 7.30 te mengjesit te djeshem, 24-vjecari pati nje zenke me dy prinderit, per arsye ende te panjohura, ndaj menjehere pas kesaj ai vendosi te vetehelmohet, me qellim qe t'i jape fund jetes. Fatmiresisht, familjaret e tij e gjeten ate pak pasi ai kreu aktin vetevrases, ndaj e transportuan menjehere ne spitalin kirurgjik, ku edhe i eshte dhene ndihma e menjehershme nga bluzat e bardha te Elbasanit. Mesohet se ne vendin e ngjarjes shkoi edhe grupi hetimor, i cili po heton per zbardhjen e metejshme te rrethanave te kesaj ngjarjeje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›