Kapet kryehajduti i Vitit te Ri
ELBASAN - Ra dje ne prangat e policise njeri prej hajduteve qe kryen kater vjedhje brenda javes se pare te ketij viti. Policia e Elbasanit dokumentoi veprimtarine kriminale te dy personave qe akuzohen per disa vjedhje brenda nje kohe shume te shkurter. Rreth ores 19.30 u arrestua ne flagrance Elton Osmani, 17 vjec, me banim ne lagjen "5 Maji", teksa po vidhte dyqanin ne pronesi te K. Kullollit, me banim ne lagjen "Dyli Haxhire" ne qytet. Pas marrjes ne pyetje, 17-vjecari duket se eshte dorezuar dhe rrefeu te gjitha vjedhjet qe ka kryer ne bashkepunim me nje shokun e tij, emri i te cilit nuk behet i ditur per arsye hetimi. Te dy autoret akuzohen se ne nentor 2007 kane vjedhur nje banese ne lagjen "Dyli Haxhire", kurse ne daten 5 janar 2008 kane vjedhur lokalin "Panorama" ne lagjen "Haxhias". Nje dite me pas, me 6 janar, mesohet se ata vodhen gjithashtu dyqanin ne pronesi te I. Bitrit, ne lagjen "Emin Matrxhiu". Historia e tyre vazhdon, kur me 9 janar, dy adoleshentet vodhen me thyerje dyqanin ne pronesi te B. Broshkes, ne te njejten lagje. Burime policore bene te ditur se dy autoret ishin kthyer ne makth per policine, po keshtu edhe per banoret e qytetit. Ndaj adoleshenteve eshte ngritur vepra penale e vjedhjes ne bashkepunim. Prokuroria po punon per te zbardhur vjedhjet e kryera.
M. Kalaja