E Shtunë, 31 Tetor 2026

E kapin me "presh ne duar"

VLORE - Policia e Vlores sekuestroi oret e vona te mbremjes se te enjtes nje automjet me sende farmaceutike dhe kozmetike, pa pulle fiskale. Burime nga seksioni i Krimit Ekonomik ne Drejtorine e Policise se Qarkut te Vlores bene me dije se automjeti tip "Benz 240", me targa TR 3822 N, u ndalua ne njeren nga rruget e qytetit te Vlores. Sipas burimeve, gjate kontrollit rezultoi se ne bagazhin e automjetit ndodheshin sasi te konsiderueshme sendesh farmaceutike dhe kozmetike, te cilat ishin te papajisura me faturen tatimore. Policia vendosi pas kontrollit, sekuestrimin e automjetit dhe sendeve qe u gjeten ne bagazhin e tij, si dhe ndaloi drejtuesin 57-vjecar te "Benzit", Ismail Pinarin, banues ne Tirane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›