E Diel, 1 Nëntor 2026

168 të vdekur nga rrëzimi i një avioni në Iran

Media shtetërore e Iranit bën të ditur se një avion udhëtarësh u rëzua në pjesën veriperëndimore të vendit, duke lënë të vdekur të 168 njerëzit në bord. 

Televizioni shtetëror tha sot se avioni i linjës iraniane ishte nisur për në kryeqytetin e Armenisë, Jerevan, kur u rëzua pranë qytetin Kazvin në pjesën veriore të Iranit. Media njofton se avioni u rëzua 16 minuta pas nisjes nga aeroporti ndërkombëtar i Teheranit, Imam Khomeini.

Lajmet citojnë dëshmitarë okularë që kanë thënë se avioni mori flakë gjatë fluturimit.

Televizioni shtetëror i Iranit citoi një dëshmitar, i cili tha se avioni ra papritmas nga qielli dhe shpërtheu duke shkaktuar një krater të madh në tokë.

Megjithatë, drejtori i aeroportit të Iranit tha se nuk pati asnjë të dhënë për ndonjë problem të shprehur gjatë bisedës së pilotit me kontrollorët në tokë para përplasjes. Pamjet fimike treguan copëra të avionit të linjës së Kaspikut në flakë. Zyrtarët thanë se avioni kishte 153 udhëtarë dhe një ekuipazh prej 35 punonjësish.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›