E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pa kopjime shkel-e-shko

Gjykata Supreme e Amerikës ka mbështetur ligjin që në SHBA ndalon kopjimin e pikturave të Picasso’s, të filmave të Alfred Hitchcock e Federico Fellini’t, muzikës së Igor Stravinski’t dhe të shumë veprave të tjera të artistëve të huaj, të cilat shfaqeshin publikisht deri më tani.

Njëkohësisht, Gjykata Supreme ka publikuar se Kongresi ka vepruar në kuadër të kompetencave të tij kur ka zgjeruar mbrojtjen me ligj ndaj kopjimit të veprave që deri më tani kanë qenë të qasshme publikisht, e të cilat janë krijuar nga mesi i shekullit të 20’të.

Ligji themelor për mbrojtjen e të drejtave autoriale në SHBA është sjellë më 1994, me qëllim që SHBA të barazohet me marrëveshjet ndërkombëtare për pronësi intelektuale, njofton portali Cbsnews.com.

Në vitin 2003, Kongresit iu lejua që në listën e veprave të mbrojtura të fus edhe vepra të reja, gjë që tani është bërë për herë të parë.

Pa ligjin për mbrojtjen e të drejtave autoriale, artistët amerikanë do ta kishin të vështirë t’i mbronin veprat e tyre në shtetet që nuk posedonin marrëveshjen specifike për mbrojtjen e pronës intelektuale me SHBA’të.

Me ligj kërkohet që të interesuarit për vepra, tash e tutje të kërkojnë leje ose të mbulojnë shpenzimet e të drejtave autoriale para se të shfrytëzojnë një vepër të caktuar. Në mesin e artistëve emrat e të cilëve tani janë futur në listë janë: Pablo Picasso, Alfred Hitchcock, Federico Fellini, Igor Stravinski dhe Sergej Prokofjev.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›