E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Britain’s Got Talent”, në hapësirë

Fituesi i këtij viti i shout ku përzgjidhen talente, “Britain’s Got Talent”, do të performojë për herë të parë në histori në hapësirën kozmike.

Kjo është risia dhe çmenduria artistike që vjen nga drejtuesi dhe numri një në botë i përzgjedhjes së talenteve, britanikut të famshëm Simon Cowell, i cili ka edhe të drejtën e autorit dhe televizive për këtë shou si dhe spektaklit akoma më popullor “X Factor”.

Cowell ka thënë se është në bisedime me miliarderin britanik, pronarin e linjës së fuqishme ajrore transatlantike “Virgin” dhe bankierin Sir Richard Branson, i cili sponsorizon shoun, për të çuar në hapësirë fituesin e këtij viti.

Sir Richard Branson është duke financuar projektin e madh të fluturimit në orbitë të pasagjerëve me një avion të projektuar enkas të quajtur Virgin Galactic.

Sipas Cowell, përvoja nuk do të jetë e detyrueshme për fituesin, por biznesmeni i fuqishëm britanik do të mundësojë dhjetëra e miliona sterlina për çmimin ëndërr. Faktikisht vetë Simon Cowell planifikon të udhëtojë me avionin e posaçëm hapësinor që do të shkojë në orbitë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›