E Shtunë, 31 Tetor 2026

17 arsye që profetizojnë kolapsin ekonomik

Një apo dy tituj e gazetash si “rezultate më të mira se parashikimet”, të cilat maskojnë realitetin e hidhur të ekonomisë në shkatërrim, na bëjnë të harrojmë lehtë situatën në të cilën ndodhemi. Një përmirësim i mirë por i përkohshëm i disa titujve në bursë nuk do të thotë detyrimisht se kemi dalë nga kriza ekonomike. Kolapsi ekonomikë mund të jetë afër ose mund të jetë katastrofa që nuk do të ndodh kurrë. Sidoqoftë sinjalet që e profetizojnë atë janë të shumtë. Ka 17 arsye, të cilat profetizojnë një shkatërrim të mundshëm të ekonomisë globale.

1) Sipas një studimi të publikuar nga Merrill Lynch, ekonomia e SHBA-së ka 80% mundësi të hy në një recesion tjetër.

2) A do të jetë Bank of America një Lehman Brothers tjetër? Aksionet e Bank of America kanë rënë më tepër se 40% dy muajt e fundit. Analistët parashikojnë që Bank of America do të ketë nevojë për një injeksion të ri kapitali prej 40 ose 50 miliard dollarë.

3) Titujt e bankave europiane kanë pësuar humbje të rënda javët e fundit.

4) Deri tani pjesa më e madhe e bankave internacionale ka deklaruar shkurtime për 60 mijë vende pune dhe të tjera shkurtime priten të vinë. UBS ka shkurtuar 3500 vende pune, 5% të gjithë stafit. Bank of America do të shkurtoj 10 mijë vende pune, ose 3.5% të stafit. Shkurtime të tjera edhe për Citigroup, ABN Amro, Barclays, Bank of Neë York Mellon, Credit Suisse, Goldman Sachs, HBSC, Lloyds, States Street dhe Wells Fargo.

5) Tregjet e kredive janë duke u tharë. Shumë analistë mendojnë se prej kësaj do të përsëritet viti 2008.

6) Sipas Bloomberg, që prej luftës së dytë botërore pothuajse cdo herë që vit pas viti ndryshimi në GDP ka rënë nën 2%, ekonomia e SHBA ka hyrë në recesion.

7) Besimi në ekonominë europiane është fundosur. Një komision europian ka analizuar besimin në 17 vendet që përdorin euron, një tregues i mirë i rritjes ekonomike në të ardhmen, i cili ka rënë në 98.3 në gusht nga 103 që ishte në korrik.

8) Interesat në bondet 2 vjecare të Greqisë gjenden në një nivel stratosferik prej 42.47%.

9) Si është bërë e ditur kohët e fundit, banka qendrore europiane ka hyrë në treg duke blerë sasi të mëdha të borxhit të shteteve në rrezik si Greqia, Portugalia, Spanja dhe Italia. Si rezultat rreziku është transferuar në bankën qendrore europiane.

10) Pjesa më e madhe e bankave të mëdha europiane gjenden të ekspozuara më tepër sec duhet ndaj borxhit të huaj europian.

11) Zënkat politike në Europë kërcënojnë një tërheqje në lëshimin e paketës tjetër të ndihmës për Greqinë. Molla e sherrit është bërë kolaterali. Finlanda pas kërkesash të shumta arriti të merrte 500 milion euro kesh si sigurim ndaj 1400 milion të dhëna në tituj për paketën e dytë të ndihmës. Në gjurmët e Finlandës tashmë Austria, Hollanda dhe Sllovakia janë duke kërkuar një kolateral për të siguruar dhe ato ndihmën e tyre.

12) Kancelaria gjermane Angela Merkel, po përpiqet të mos prishet marrëveshja mbi ndihmën për Greqinë. Por një histeri kolektive ka goditur Gjermaninë dhe me sa duket Merkel nuk do të arri të marr votat e duhura për aprovimin e paketës. Mediat gjermane raportojnë se 23 pjesëtarë të koalicionit të Merkel-it kanë në plan të votojnë kundra paketës së shpëtimit, duke përfshirë edhe 12 nga 44 pjestarët e socialistëve të krishterë të Bavarisë (CSU). Kjo mund ta detyroj kancelaren të kërkojë votat e opozitës, duke rrezikuar një kolaps të qeverisë.

13) Votuesit gjermanë janë kundra futjes së Eurobond-eve, me një raport 5 me 1. Pra një integrim më i thellë i ekonomisë europiane nuk duket i mundshëm për momentin.

14) Nëse dicka shkon keq me paketën e shpëtimit, Greqia është financiarisht e damkosur. Në Greqi borxhi publik është 160% e GDP-së dhe mesatarja e interesave në borxhin grekë është 15%. Nëse nuk bëhet asgjë për të ristrukturuar borxhin atëherë kostoja e interesave në borxhin grekë do të shkojë në 24% të GDP-së. Pra do të duhet çereku i ekonomisë greke vetëm për të paguar interesat mbi borxhet.

15) Sistemi global bankar ka një total prej 2 trilion dollarë të ekspozuara me borxhin publik të Greqisë, Irlandës, Portugalisë, Spanjës dhe Italisë. Kjo sasi ekspozimi do të fshinte pjesën më të madhe të bankave të mëdha nga tregu.

16) Tregu i pronave të patundshme i SHBA-së gjendet ende në një rrëmujë totale. Sipas një raporti, cmimet e shtëpive amerikane ka rënë 5.9% në tremujorin e dytë të vitit krahasuar me atë të vitit të kaluar. Kjo ka qenë rënia më e madhe që prej vitit 2009. Por edhe me cmimet e ulta akoma më pak njerëz janë duke blerë. Shitjet e shtëpive kanë rënë 3.5% gjatë korrikut.

17) Morgan Stanley deklaron se SHBA dhe Europa janë buzë greminës së recesionit dhe ka një probabilitet të lartë që të përfundojnë aty pas 6 apo 12 muajsh.

Në konkluzion; gjërat nuk kanë shkuar kaq keq për tregjet financiare globale që prej vitit 2008. Nëse dikush nuk është duke ardhur mbi kalin e bardh me disa trilionë euro në xhep, atëherë jemi drejt një krize të kredive shkatërruese. Asnjë nga problemet fondamentale që shkaktuan krizën e vitit 2008 nuk është sistemuar. Autoritetet përreth globit do të bëjnë gjithcka munden për të mbajtur gjërat e stabilizuara, por në fund është e paevitueshme që shtëpia prej letre të shembet. Të shpresojmë për më të mirën, por të përgatitemi për më të keqen.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›