E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gënjeshtra dhe të vërteta mbi stabilitetin e Greqisë

Në krahasim dy deklarata: E para nga Reuters – “Borxhi grekë ka dal jashtë kontrolli dhe masat e marra nga qeveria po dështojnë për të sistemuar financat, shkruan një grup parlamentar indipendent ekspertësh në një raport të lëshuar të mërkurën.” E dyta nga Bloomberg: Borxhi grekë është në një rrugë të gjatë rënie dhe projeksionet do të tregojnë se programi i dytë i shpëtimit redukton detyrimet neto, thotë komisioneri i bashkimit ekonomik dhe monetar europian, Olli Rehn.”

Është për të ardhur keq që edhe ai pak kredibilitet që i ka ngelur bashkimit europian, dëmtohet deklaratë pas deklarate.

Më tepër nga e vërteta
“Rrëpira e borxhit që rritet dhe deficiti primar në ngritje kanë ekzagjeruar në maksimum dinamikën e borxhit, i cili ka dalë nga kontrolli,” përcaktoi në buletinin ekonomik komiteti i ekspertëve i emëruar nga ministri i financave.

“Është e qartë se problemi i atij shteti nuk është përmasa e borxhit publik, por paaftësia për të konsoliduar menaxhimin fiskal të tanishëm. Pavarësisht përpjekjeve të mëdha për rregullimin fiskal, asnjë surplus primar nuk është arritur, në të kundërt deficiti primar zgjerohet më tepër.”

Gënjeshtrat
Vlerësimi i brendshëm europian tregon se “me përfshirjen e sektorit privat, kolaterali i borxhit neto të qeverisë do të bjerë në krahasim me projeksionet e mëparshme,” tha Rehn, në përgjigje të një hetimi të parlamentit europian.

“Duke shtuar akumulimin e kolateralit me huan në kontekstin e përfshirjes së sektorit privat, borxhi aktualisht rritet duke u krahasuar me vlerësimin e mëparshëm,” tha Rehn. “Sidoqoftë, borxhi pritet të pësoj një rënie në vitin 2013.”

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›