E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peqin, vritet polici gjatë një vjedhje

PEQIN – Në orët e vona të mbrëmjes në fshatin e Pajovës një tentativë vjedhje ka shkaktuar një kasapanë. Persona të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin një transformator në një kabinë elektrike. Policia, që ka arritur të kap në flagrancë grabitësit, është gjendur në një ferr të vërtet mes të breshërive të automatikëve të grabitësve.

Pas një shkëmbimi zjarri ndërmjet forcave të policisë dhe grabitësve ka mbetur i vdekur në vend efektivi i forcave blu Zabit Caka. 50 vjecari Caka ishte banor i qytetit të Peqinit.

Prej shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i vdekur edhe një prej grabitësve, 40 vjecari Luan Tabaku banorë i fshatit Shezë.

Pjesa tjetër e grabitësve kanë arritur të largohen. Forca të shumta të policisë janë mbledhur në vendngjarje dhe kanë filluar hetimet mbi identitetin e autorëve të krimit.

Pas shkëmbimit të zjarrit në vendngjarje është gjetur makina e grabitësit Luan Tabaku dhe një automatik tip kallashnikov.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›