Proces ligjor kundra Microsoft
Microsoft do përballet me një proces ligjor i ndërmarr nga një numër i madh përdoruesish të Windows Phone 7. Microsoft do të gjykohet pasi ka akumuluar informacione mbi vendndodhjen e përdoruesve të telefonit, edhe pas kërkesave të përdoruesve që të mos gjurmoheshin prej kompanisë.
Procesi do të zhvillohet në Seattle, me akuzën se Microsoft ka dizenjuar me qëllim software-in e kamerës së Windows Phone 7 që të injoroi kërkesën e përdoruesit për të mos u gjurmuar.
Procesi vjen menjëherë pas procesit tjetër të ndërmarr në Koren e Jugut kundra Apple, me të njëjtën akuzë mbi iPhone. Apple kishte akumuluar të dhëna mbi vendndodhjen e përdoruesve edhe kur opsioni i regjistrimit të vendndodhjes ishte i fikur. Pas akuzave Apple lëshoi një axhornim që sistemonte problemin.
Akuza nuk përmban vetëm shkeljen e privatësisë me anë të gjurmimit të përdoruesit por edhe përdorimin e informacioneve për qëllime marketingu, pa lejen e përdoruesit.
Akuza citon një letër që Microsoft i ka dërguar Kongresit duke u justifikuar se kompania akumulon informacione mbi vendndodhjen me leje nga përdoruesi. Akuza shprehet se deklaratat e Microsoft janë false, sepse leja nuk është dhënë nga asnjë përdorues.
(a.h/BalkanWeb)