17 kriminelë në kërkim
Londër - Organizata bamirëse britanike, Crimestoppers, në partneritet me Crime Stoppers International ka bërë të ditur bashkëpunimin për gjurmimin e disa personave të kërkuar. Sipas BBC-së, në bashkëpunim me Agjencinë për krim të organizuar SOCA dhe Shërbimin policor metropolitan, kjo organizatë kërkon informacion për 17 vetë që kërkohen për një seri krimesh serioze.
Midis tyre ka kriminelë nga Polonia, Gjeorgjia, Shqipëria dhe Hungaria që akuzohen për dhunë, krime seksuale dhe krime të rënda si vrasje dhe tregti droge. Këto individë që janë në listën e Crimstoppers UK, kërkohen për krime të kryera në vende të tjera, por tani besohet se janë ose kanë lidhje me Britaninë. Ata konsiderohen të rrezikshëm dhe disa mund të kenë akses te armët.
Lordi Ashcroft, themelues i Crimesstoppers thotë se "Iniciativa është një nismë ndërkombëtare. Të arratisurit fshihen në të gjithë globin, në të gjithë komunitetet e vogla dhe të mëdha."