E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shamku akuza Berishës

Tiranë-Sekretarja për Çështjet e Edukimin në Partinë Socialiste Ledi Shamku theksoi sot se Sali Berisha nuk ka mbajtur premtimin numër një, që ka të bëjë me investimet në arsim. “Edhe një herë Berisha po tregohet i pandershëm me popullin shqiptar. Vetëm pak vite më parë, Berisha premtoi për të rritur shpenzimet e arsimit, me 5 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto”-tha ajo në një deklaratë për mediat. Ajo shtoi se Berisha pati 4 vjet kohë për të realizuar atë premtim dhe deri tani fondet-sipas saj-janë rritur më pak se 1 %.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›