17 të vdekur nga vala e sulmeve në Irak

Policia dhe zyrtarët mjekësorë theksuan se së paku 17 persona janë vrarë dhe më se 30 të tjerë janë plagosur, nga një e re e sulmeve në gjithë Irakun.
Sulmi më vdekjeprurës ndodhi në Taji, 30 kilometera në veri të kryeqytetit Bagdad, ku ndaras eksploduan tri makina-bomba, duke vrarë së paku 8 persona dhe duke plagosur më se 20 të tjerë.
Për sulme vdekjeprurëse me makina – bomba është raportuar edhe në Bagdad, Bakuba dhe në Kuf.