E Diel, 1 Nëntor 2026

Tunizi, nxirren 150 trupa nga deti

Trupat e 150 personave janë nxjerrë nga deti në brigjet e Turnizisë. Bëhet fjalë për klandestinë të nisur nga Libia, të cilët kërkonin të jetonin në një vend më të sigurtë.

Varka me rreth 850 persona u mbyt jo shumë larg brigjeve tuniziane, ndërkohë 578 persona shpëtuan, kurse të tjerët u zhduken në thellësinë e detit.

Një zëdhënës i OKB-së deklaroi se mes të mbyturve ishin edhe shumë gra e fëmijë. Kjo është një prej ngjarjeve më tragjike që kanë ndodhur vitet e fundit në ujërat e detit Mesdhe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›