E Diel, 1 Nëntor 2026

Bogdani:Rama merret me luftë politike, jo me hallet e qytetarëve

TIRANË- Partia Demokratike ka vijuar kontestimin e fushatës së kryebashkiakut për këtë post. Duke i’u referuar takimit që Rama pati dje në Durrës nëpërmjet Gerti Bogdanit PD akoli Ramën se po anashkalon problemet e qytetarëve, duke u marrë me luftë politike.

“Ju e patë se si Edi Rama ishte dje në Durrës, duke vazhduar luftën e tij politike nga e cila nuk vjen asnjë rrugë e re, asnjë shkollë e re, asnjë park i ri për qytetin. Kjo politikë e re e Edi Ramës nuk sjell asnjë vend të ri pune, nuk ul taksat dhe as cmimet”.- ka theksuar Bogdani.

Ndërkohë deputeti demokrat nënvizoi faktin se rivali i Ramës për bashkinë e kryeqytetit ndodhet cdo ditë pranë halleve të qytetarëve.

“Ndërsa Lulzim Basha ishte dje, sot dhe do jetë cdo ditë në mes të qytetarëve të Tiranës duke diskutuar me ta shqetësimet dhe problemet e tyre”.- përfundoi fjalën e tij deputeti i PD Gerti Bogdani.

(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Bogdani:Rama merret me luftë politike, jo me hallet e qytetarëve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›