17 vjeçarja, përdhunohet, lihet shtatzënë dhe vritet nga vëllai “për nder”

Në rajonin e Wazzani në Liban, 21 vjeçari Jihad Khaled al-Issa pranoi vrasjen e motrës së tij 17 vjeçare Baghdad Khaled al-Issain, duke thënë se e kishte vrarë për nder.
Deklaratat e tij u dhanë pavarësisht se ai rezultoi autori i përdhunimit të saj, ndërsa dyshohet se ishte po ai që e kishte lënë shtatzënë.
Jihad siç raporton Noa.al, pranoi rrahjen në mënyrë të përsëritur ndaj motrës së tij 7 muaj shtatzënë dhe vrasjen e saj me thikë, pasi kjo e fundit nuk donte të abortonte, edhe pse nuk sqaroi se i kujt ishte fëmija, shkruan noa.
Nga ana e policisë është arrestuar edhe kushëriri i Jihad i cili mund të ketë dijeni për ngjarjen, ndërsa po pritet autopsia për të përcaktuar nëse vëllai i së ndjerës është edhe babai i fëmijës që ajo mbante në bark, për shkak se paraprakisht është vërtetuar se e ka përdhunuar.
Vrasjet për nder janë rralluar në Liban, pasi në Kodin Penal, është hequr pika ku vrasja për nder falet. Gjithsesi ky rast është i veshur me shumë paqartësi ndërsa nga ana e policisë, vijojnë hetimet intensive për të hedhur dritë mbi gjithë sa ka ndodhur./Indeksonline/