E Shtunë, 31 Tetor 2026

17.4 milionë dollarë për Warhol

Nga Express më 18 shkurt 2011 në ora 08:48

Autoportreti i Andy Warhol, i bërë nga artisti në vitin 1967, është shitur të enjten në një ankand për 17.4 milionë dollarë. Ky është njëri ndër 11 autoportretet që pop-artisti i bëri atë vit.

Piktura, e realizuar në ngjyrë të bardhë dhe të kuqe, me dimensione 1.8x1.8 metra, ishte pronë private që nga viti 1974.

Nuk është pritur që, në ankandin e mbajtur në Londër, çmimi për këtë pikturë të arrinte një shumë më të lartë se pesë milionë dollarë.

Ndryshe, kur e realizoi këtë pikturë, e cila për herë të parë u prezantua në Expo, në Montreal, në vitin 1967, Warhol ishte në kulmin e famës së tij.

Warhol, që është emri më i madh i lëvizjes së pop-artit, ka vdekur në vitin 1987, në moshën 59-vjeçare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›