Lampard: Prioritet, Liga e Kampionëve

Mesfushori i Chelseas, Frank Lampard ka bërë të qartë se prioriteti për këtë sezon është Liga e Kampionëve. Derisa ekipi është jashtë garës për titull në Premierligë me 12 pikë më pak se kryesuesi Manchester United, Lampard ka insistuar se me gjithë vendimin e vështirë, ai mendon se Chelsea mbi të gjitha ka në mendje vetëm një titull.
“Është pyetje e tmerrshme, por do ta pranoja”, tha ai, i pyetur nëse do të dorëzonte mbrojtjen e titullit në Premierligë për mundësinë e ngritjes së trofeut të Ligës së Kampionëve. Lampard ishte në ekipin që u mposht në penallti nga Manchester United në finalen e edicionit 2008. Pas arritjes së triumfit në Angli, mesfushori tani dëshiron t’i shtojë koleksionit të medaljeve të tij nga Evropa.
“Urrej të caktoj objektiva mbi njëri-tjetrin, por pas fitimit të tre titujve në Premierligë, dua të fitoj Ligën e Kampionëve. Varet nga ekipi, por mendoj se nëse paraqiteni mirë në Ligën e Kampionëve, mund t’ ju ndihmojë edhe në ligë. Nëse fitoni në Evropë, atë formë mund ta përcillni në ligë”, përfundoi Lampard.