E Shtunë, 31 Tetor 2026

1750 pyetje me qirinj për ta

Foto: Berat Murina, Indeksonline

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë, ka organizuar një aksion simbolik për shënimin e Ditës Kombëtare të Personave të Pagjetur, e cila është mbajtur sonte, në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë.

Veprimi simbolik që kërkon drejtësi për personat e pagjetur, është realizuar nëpërmjet vendosjes së të njëjtit numër të qirinjve të ndezur, aq sa është numri aktual i personave të pagjetur. Veprimi u shoqërua me një performancë nga violinisti Visar Kuçi.

Ndërkaq shumë njerëz janë mbledhur afër kësaj performance. Shumica kanë fotografuar këtë ngjarje.

Që nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë, 14 vjet nga tani, fati i 1750 personave të pagjetur mbetet ende i panjohur.

Familjet e viktimave dhe shoqëria kosovare ende përballen me mohimin e të drejtës së tyre për të njohur të vërtetën dhe për të gjetur drejtësi. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›