E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vet helmohet 20-vjeçarja

Ngjarje sa e trishtë aq dhe e dhimbshme për një nënë të re, vetëm 20-vjeçare, e cila i ka dhënë fund jetës duke pirë helm pak minuta pasi ka vendosur në gjumë djalin e saj 6 muajsh.

Ela Dorezi nga Tirana, por e martuar në Ersekë, sikurse raporton noa.al, është vetëhelmuar në banesën e bashkëshortit të saj.

Ela ishte martuar rreth një vit më parë pasi mësoi se ishte shtatzënë dhe u zhvendos në shtëpinë e bashkëshortit të saj në Ersekë ku jetoi me prindërit dhe gjyshërit e të shoqit. Konfliktet në familjen e bashkëshortit apo largësia mes familjen e saj janë dy pistat që policia po heton për t’i dhënë shpjegim vetëvrasjes së 20-vjeçares.

Ela Dorezi që shikoni në foton me vogëlushin e saj, ka konsumuar helmin natën duke gdhirë dita e Premte.

E reja u gjet në gjendje të rëndë nga familjarët e bashkëshortit të cilët e transportuan me urgjencë drejt spitalit të Ersekës ku ajo ndërroi jetë pak orë më pas.

Familjarët e 20-vjeçares u nisën në orët e para të ditës së sotme drejt Ersekës për të mësuar të vërtetën ndërsa morën trupin e vajzës së tyre me qëllim kryerjen e autopsisë në Tiranë dhe më pas për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

E ëma e të resë për gjatë gjithë ditës së sotme kur trupi i saj nuk kishte mbërritur në Tiranë nuk ka mësuar për vdekjen e së bijës për shkak se ajo vuan nga një sëmundje e pashërueshme.

Vdekja e 20-vjeçares ka tronditur të gjithë të afërmit e saj të cilët prej disa kohësh vajtonin për sëmundjen e nënës së saj./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›